Vettingu në polici, reagon Noka: Të nisë nga Rama dhe Hakiu, këta e kanabizuan vendin

10
150

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas daljes së lajmit se Fatmir Xhafaj e ka firmosur vettingun e policisë.

Sipas Nokës, kjo është thjeshtë një shfaqje. Sipas deputetit demokrat, vettingu duhet të nisë nga Rama e Haki Çako, sepse këta janë njerëzit që kanabizuan Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Show i radhës i Ramës e Xhafës është vetingu në radhët e policisë. Vetingun në fakt e ka shkelur dhe përdhosur i pari Edi Rama që e bëri Fatmir Xhafën ministër të Rendit. Rasti klasik se si vettingu përjashton dikë ose ia bën të pamundur marrjen e një posti të lartë publik, është vetë Rama si urdhëruesi i kanabizimit dhe orientues i kriminalizimit Policisë. Pas tij edhe Xhafa s’ mund të bëhej ministër i Brendshëm si një ish-hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare në demokraci.

Sa i përket policisë, vettingu përsëri është i pavlere nëse nuk fillon nga e gjithë kupola e policisë me Hakiun në krye duke filluar nga drejtorët, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi këta janë përfitues të kanabizimit dhe trafikimit masiv.

Nëse nuk largohet dhe nuk çohet para ligjit kupola e policisë, të tjerat pastaj janë shfaqje teatrale për konsumin e ditës. Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit në polici me investimin e Ramës.?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

10 COMMENTS

  1. Te besh si gjinkall eshte shume e leht. Kur ishin ne ministri zotrote e cuat policine dhe jo vetem por nje shtet te ter per lesh

  2. Un them ta fillojm vettingun nga ty. Kush e di sa pasuri te fshehur ke. Po leri mo njerzit te punojne dhe te bejne shtet se vetem te baltosni dini

  3. sa kisha qe e prisja nje vetting te policis se na rropen nga leket ne qytetareve. qe nga koha qe ishte ky tipi minister qe degjeneroi keq..

  4. Po këta të pd nuk marrin vesh nga proceset e vetingut se nuk e kanë menduar ndonjëher se mund të zbatohej e vihej në jetë një gjë e till.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here