Marrëveshja me Ramën, Basha: Nuk ishte objektivi im politik, erdhën amerikanët dhe…

0
269

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar sot në “Opinion” se marrëveshja me Ramën nuk ishte objektivi i tij politik dhe se u detyrua ta pranonte.

Duke folur te Blendi Fevziu, Basha tha se nëse nuk do ta pranonte paketën e amerikane, atëherë SHBA-të do të bashkoheshin me Brukselin për zgjedhje pa opozitën.

“Marrëveshja me Ramën nuk ishte objektivi im politik. Unë doja largimin e Ramës. Mirëpo, ishim në kushte kur elementë të BE-së po bënin thirrje për zgjedhje pa opozitën. Erdhën amerikanët dhe ofruan paketën McAllister +.

Unë isha i bindur se me Ramën nuk kishte zgjedhje të ndershme. Nëse PD dhe aleatët do të refuzonin paketën e fundit, SHBA-të do t’i bashkoheshin BE-së se mund të kishte zgjedhje pa opozitë.

Nëse ne do të vazhdonim me JO-në tonë nuk do të hynim në Parlament për herë të parë në demokraci. Kauzat tona do të izoloheshin dhe Shqipëria do të kthehej në vitin 1990 me një parti-shtet.

Në këto kushte vendimmarrja ishte e detyruar”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here