Basha mban fjalimin e parë si kreu i PD dhe sfidon Ramën: Shkarko Gramoz Ruçin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafës

9
176
Kuvendi ka hapur punimet paraditen e sotme, në orën 9:00 për të debatuar programin e qeverisë ‘Rama II”.

Fjalën e ka marrë kreu i opozitës, Lulzim Basha, fjala e parë e tij si deputet i Kuvendit. Basha e nisi fjalën e tij duke analizuar punën e qeverisë “Rama I”. Ai deklaroi nga foltorja:

Qeveria Rama I nuk bërri kurrë një bilanc dhe nuk dha kurrë llogari. Nëse zgjedhjet do të ishin të lira, ti nuk do të ishe ulur sot aty. Sot është ora të bëjmë bilancin e munguar. 4 vite asnjë zhvillim në fushën e integrimit, por qeveria ka bërë hapa pas, pasi po konsiderohet kthimi i vizave. Rama nuk solli asnjë investim të huaj. Rama vuri prioritet promovimin e pikturave në botë. Rama mori 2.5 mld dollarë borxh, pa llogaritur konçesionet, 3 miliardë dollarë në 4 vite dhe krijoi borxhe të reja. Qeveria ka sot borxhe 300 mln euro ndaj biznesit.

Rama I, marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ktheu si në kohën e komunizmit. Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përvec batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt. Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime.

“Rama I” është qeveria që shtoi borxhin ndaj biznesit; që nuk kreu asnjë investim, që nuk arriti të mabronte as rrugët e mbetura, si By Pass-in e Fierit dhe miliona euro shkuan për fasada, zyra, mobilime…Është qeveria e parë e akuzuar për kapje nga krimi. Madje, qeveritë e huaja i dhanë ultimatum të largonte Ministrin e Brendshëm të kapur nga Krimi.

Rama I është qeveria që bëri që Shqipëria të shpallejn  si vendi kryesor i trafikut të kanabisit dhe u fut zyrtarisht nga DASH, në listën e zezë të pastrimit të parave.

Rama I është qeveria që rriti eksodin dhe e çoi në nivelet e Sirisë.

Rama I e mbushi vendin me drogë dhe kjo nuk mbulohet dot nga askush. E mbushi parlamentin dhe administratën me kriminelë dhe kjo nuk mbulohet dot. Rama I i varfëroi dhe pastaj i njollosi shqiptarët duke iu blerë votën.

Opozita do të jetë në krah të njerëzve të thjeshtë.

Kjo mazhorancë fiktive kërkohet të lahet e shpëlahet nga të gjitha këto. Në fakt e kundërta vërtetohet çdo ditë.

Thelbi i marrëveshjës së 18 majit ishte vota e lirë, ndaj edhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votës e vranë marrëveshjes. E vetmja gjë që arriti 18 maji është që 450 mijë shqiptarë përfaqësohen nga PD. I vetmi sukses i 18 majit, është që ti nuk arrite të emërosh opozitën që ti doje.

9 shtatori e varrosi marrëveshjen me zgjedhjen e Gramoz Ruçit, që i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të krimit, por edhe trafikimi i dy votave.

Unë dhe partia ime jemi kundër teje dhe do të luftojmë kundër aleancës së qeverisë me krimin dhe drogën.

Unë jam në këtë betejë sepse e di se sa më të pasur të bëhen politikënatë, aq më të varfër do të jenë qytetarët.

Sa më të fortë trafikantët dhe oligarkët, aq më kokëulur shqiptarët e pamundur.

Edi Rama, ajo që na ndan, është thelbësore. Kurrë më parë nuk ka qënë më e thellë diferenca ndaj dy forcave politike: aleancës tënde me krimin dhe tonës me vlerat.

Ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit, që ka anashkaluar integrimin dhe kaasgjesuar shtetin ligjor.

Ti ndoshta do të bëhesh ajo që nuk je, të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit; të përqafosh vlerat dhe të arrestosh vëllanë e Fatmir Xhafës, për lidhjet e tij të njohura me krimin; të shkarkosh krerët e policisë të lidhur me kapitetin e tyre Tahirin; të shkarkosh kryebashkiakët e inkriminuar. I bën dot ti këto? Nëse jo, çfarë ka ndryshuar? Kjo është qeveria e korrupsionit dhe krimit.

Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re, që tani e ke të gjithën për vete me dy garuzhdet e tua:  Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin.

Vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

9 COMMENTS

  1. I vetmi qe duhet te dal para drejtesise eshte zoti Basha. Ishte minister i brendeshem dhe beri masaker ne bulevard. Vrau 4 veta dhe po rqendron akoma aty

  2. Kam frike se partia jote eshte edhe kunder teje Z.Basha hahahaha
    Me duket se gjithe kohes flet vetem ne emrin tend dhe te shkallimit tend.
    Kjo ishte deklarata e pare me idiote qe kam degjuar, dhe qe vetem ju dini ta beni.
    Te shani, te vrisni cdo mendim, ide, shprese qe kemi per vendin, duke e njollosur keshti me sharrje e shpifje.
    Sot eshte dite e zeze per shqiperine qe i duhet te kete anetar Kuvendi nje deputet dhe person te deshtuar si Ju.

  3. Mos u merr me xhafen e te tjeret po shiko katastrofat qe bere gjate kohes kur ishe vete minister. Do zoti po e fillojne nga ti reformen ne drejtesi.kjo po qe do shenonte progres.nje kriminel me pak.

  4. Ti o Lul edhe buken qe e ha me duket se e ha kot, e jo pastaj po te flasim per pune qe as edhe nje gisht se ke levizur se te kemi pare mire edhe kur ishe kryetar bashkie,edhe kur ishe minister i brendshem.Po te vjen inat se ta kane kaluar jane treguar shume te zote dhe kane punuar shume prandaj ste vjen mire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here