Kokëdhima: Rama u premton shqiptarëve më shumë varfëri dhe mërgim

0
164

Pas prezantimit të programit të qeverisë për këtë mandat nga kryeministri Rama, ish-deputeti socilaist Koço Kokëdhima ka komentuar duke i cilësuar premtimet e Ramës si nxitëse të varfërisë dhe mërgimit.

Në një postim në rrjetin social “facebook” Koëdhima shkruan ndër të tejra se Rama ka si ambucje kryesore taksimin e njerëzve të thjeshtë.

Postimi i plotë:

 

Të dashur miq! Kryeministri i dalë nga votat e blera e të vjedhura te 25 qershorit paraqiti sot programin e zhvatjes se popullit në 4 vitet në vazhdim. Asnjë reformë thelbësore. Asnjë fjalë për reformën zgjedhore. Asnjë investim serioz siç mund të jetë krijimi i një banke publike për investime që do të ndihmonte bujqësinë dhe sipërmarrësit tanë. Edi Rama ka si ambicie kryesore të shtojë të ardhurat në buxhet deri në 28% të prodhimit të brendshëm bruto. Domethënë do të taksojë më shumë njerëzit e thjeshtë ndaj të cilëve ka programuar në javët e ardhshme operacionin e “paparë”: Lufta kundra informalitetit!
Vetëm një ulje takse për individët parashikon Rama në këtë program. Ata që fitojnë mbi 130 mijë lekë në muaj dhe që Rama i detyroi të paguajnë deri sot 23% tatim mbi të ardhurat, me “Rama 2” do të kenë si dhuratë 5% ulje në tatim. Të tjerëve, shtresave të më të varfëra, pensionistëve dhe te papunëve , shqiptarëve më në nevojë, nuk u premtohet asnjë bonus fiskal, por vetëm rrjepje dhe represion.
Atyre që do të blejnë shtëpi dhe apartamente, kjo qeveri do t’u mundësojë që interesat e kredive t’i zbresin nga tatimi mbi të ardhurat. Po për ata dhjetëra e qindra mijë shqiptarë të tjerë që s’munden të paguajnë as qira shtëpie, as faturë energjie, as ujin sepse janë pa punë, pa rrogë, pa ndihmë sociale, çfare u premton kjo qeveri? Asgjë! Vetëm vuajtje, burgim, ikje dhe emigrim!
Rama premtoi se në fund të këtij mandati, niveli i papunësisë do të zbresë në njëshifror. Në 2017 Rama e ka papunësinë aq sa e gjeti në vitin 2013 kur erdhi në pushtet. Ai premtoi 300 mijë vende pune në mandatin e kaluar, por ato rezultuan vetëm mashtrime. Ku do të hapë vende të reja pune në këto kater vite që vinë, në industri apo përmes investimeve të huaja që janë inekzistente? Çfarë ironie! E vetmja masë nxitëse fiskale që parashikon Rama është për Teknologjinë e Informacionit ku tatim-fitimi do të ulet në 5%. Sa vende pune për informaticienë parashikon të hapë kështu ky kryeministër në një vend ku duhet filluar nga ekonomia reale, nga prodhimi i asortimenteve bazë ushqimore etj? Për më shumë, me çfarë burimesh njerëzore do të zhvillohen teknologjitë e informacionit, ndērkohë që çdo specialist i mirë i kësaj fushe po ikën në Gjermani e gjetkë?
Rama pretendon se do ta ulë papunësinë me një shifër duke fuqizuar bujqësinë! Për të dalë nga gjendja e mesjetës, bujqësisë sonë i nevojiten 250 milionë euro subvencione, grante dhe investime në vit, ndërkohë që kryeministri, në programin e qeverisë, premton me krenari më pak se 160 milionë euro në katër vjet të marra së bashku!
Rama zotohet se do ta “stabilizojë” borxhin publik në fund të këtij mandati në masën 60% të prodhimit të brendshëm bruto. Është pikërisht ky niveli në të cilin ky kryeministër e gjeti borxhin publik me 2013 dhe që institucionet ndërkombëtare e kanë cilësuar si shumë të lartë për një vend të vogël e të varfër si Shqipëria. Pra në 8 vjet mandat, ky kryeministër zotohet para shqiptarëve se borxhin do e lërë aq sa e gjeti!
Të qeverisësh është të dish të parashikosh dhe të performosh me njerëz kompetentë. Rama nuk gëzon asnjë nga këto cilësi. ZGJIDHJA u ofron shqiptarëve të vetmen alternativë të besueshme , atë të një force politike të painfektuar nga pushtetet e mëparshme, një forcë politike serioze, atdhetare dhe që ka lindur që gjërat të ndryshojnë për mirë një herë e përgjithmonë në vendin tonë!
ZGJIDHJA është e vetmja forcë me ide, aftësi, projekte e programe, strategji e vizion për t’i dhënë vendit një rrugë zhvillimi e pasurimi që do t’i kepte fund këtij rrënimi ekstrem e të gjithanshëm. Kjo elitë politike është e mbushur me gënjeshtarë, e kriminelë, me tutkunë dhe njerëz nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër veç kusarisë dhe tradhëtisë ndaj interesave të shtetit! Vetëm ZGJIDHJA do ta përmbysë këtë elitë politike dhe do të restaurojë shpresën, besimin dhe punën e shqiptarëve për mirëqenie e përparim.
#BashkohuniMeZgjidhjen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here