Masakrojnë rumunin për një Rolex falso, në pranga dy shqiptarë

0
136

Dy shqiptarë e sulmuan vetëm për t’i vjedhur një orë Rolex. Viktima është një rumun 30-vjeçar, që doli nga supermarketi me të fejuarën 37-vjeçare, ndërsa vjedhësit janë dy shqiptarë 48 dhe 25 vjeç. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje në Montecatini, një provincë në Pistoia, ndërsa burri po ecte i qetë në trotuar.

Dy shqiptarët e kanë kapur në befasi, e kanë goditur dhe rrahur. Për t’i grabitur orën, një nga dy shqiptarët, kur kuptoi se ora ishte falso, ia hodhën përsipër. Para se të iknin, ata kanë  goditur edhe të fejuarën e tij, por arratia e tyre zgjati më pak se 4 orë. Të dy hajdutët në fakt u arrestuan nga agjentët e komisariatit të Montecatini. Viktima u shtrua në spital me lëndime të forta në vesh dhe në trup për 6 ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here