Burrel/ Përplasje me armë, arrestohet i plagosuri se nuk rrëfeu krimin, shpallen në kërkim 5 të tjerë

0
152

Policia e Shtetit ka arrestuar sot 2 persona, njeri prej të cilëve i plagosur dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë për përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Burrel.

Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen Partizani Burel, para një lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para lokalit të shtetasit Astrit Suçi, në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar 7 copë gëzhoja arme zjarri pistoletë model 56.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Policia e Burrelit bëri arrestimin në flagrancë të shtetasëve: Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel, pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore si dhe  Astrit Suçi, 54 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i Suçit u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale “Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit : K.S, 18 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim. D.S, 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim. E.P, 30 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Plagosje e lehtë”, “Rrëmbim personi e mbetur në tentativë”. A.K, 40 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Plagosje e lehtë”, “Rrëmbim personi e mbetur në tentativë”. (E.P dhe A.K, kanë tentuar të marrin me forcë shtetasin E.P, 22 vjeç). E.P, 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”. Matetialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here