Ka luftuar me thonj dhe dhëmbë ky burrë i përfshirë në një aksident në autostradën Saperno-Slobodskoy të Kievit, mbrëmjen e 4 shtatorit.
Makina e tij, tip Opel, është përplasur me një Toyota, më pas ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë.
Dëshmitarët thanë se menjëherë pas përplasjes mjeti ka marrë flakë dhe është pikërisht ky momenti kur shoferi del nga mjeti dhe humb menjëherë ndjenjat.
Atij i është ofruar ndihma dhe është dërguar me urgjencë në spital, por sipas asaj që raporton përfaqësuesi i policisë Alexander Pavlyuk, nuk është në rrezik për jetën.