Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.
Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.
MINUTË PAS MINUTE
4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.
2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.
1’Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje gjatë nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit
Ora 20:39
Zëdhënësi për shtyp I Maqedonisë tentoi të largonte nga tribuna e gazetarëve një flamur shqiptar me pretendimin se nuk lejohet.
Në stadiumet e vendeve të ndryshme të Europës zakonisht vendosen këngë dhe hite të kohës së fundit, por nëse doni të dëgjoni këtë, duhet të gjeni një stadium tjetër. Në “Mlladost” të Strumicës ka vetëm këngë patriotike maqedonase, provokim i hapur për palën shqiptare.
Ora 19:28 -Dalin formacionet
Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.
Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.
Maqedoni-Shqipëri: 20:45
Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.
Trajner: Igor Angelovski
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Ora 19:00
Përfaqësueset e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë mbërritur në stadiumin e Strumicës, edhe pse duhet më shumë se një orë e gjysmë për të filluar ndeshja dhe shkallaret e impiantit ishin të boshatisura.
Të parët në fushë kanë hyrë maqedonasit, me Pandev që ka dalë i fundit nga dhomat e zhveshjeve.
Ndërsa më pas radhën e kishin kuqezinjtë të cilët zbritën në stadiumin e ku ishin vetëm dhjetëra tifozë.