Gjykata e Lartë e Dubrovnikut konfirmon ekstradimin e tifozit kuqezi Ballist Morina drejt Serbisë.
Por duket se fatin e Ballist Morinës do të ketë në dorë ministri kroat i Drejtësisë, i cili sipas kësaj gjykate do marrë vendimin përfundimtar për ekstradimin e tifozit shqiptar drejt Serbisë.
Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë, shkruan tanjug.rs.
“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme të publikuar sot./Klan Kosova
Vendimi i plotë