Prekëse/ Dëshmia e shoqes së gjyqtares së vrarë: Fëmijët ktheheshin të terrorizuar nga takimi me babanë

0
124

Të tjera dëshmi tronditëse dalin në dritë nga vrasja e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi. Dy shoqet e ngushta të viktimës, me profesion prokurore, janë marrë në pyetje nga prokuroria. Shtetasja me inicialet E.N pohoi se 38-vjeçarja ndihej e frikësuar dhe shpesh herë shprehte shqetësim se ish-burri i saj Fadil Kasemi do ta vriste. Po ashtu, drama thellohet akoma më shumë, pasi prokurorja shton se kur fëmijët ktheheshin nga vizita tek babai i tyre, ishin të terrorizuar.

 

 

“Kur fëmijët iknin të babai ktheheshin të terrorizuar dhe Fildesi i çonte të psikologu”, tha ajo. Sipas shoqes së nënës së dy fëmijëve, arsyeja që çoi Kasemin drejt vrasjes së ish-gruas ishte fakti se kjo e fundit e divorcoi, pasi sipas saj ai nuk pranonte ndarjen.

Ndërkohë, bazuar nga dëshmia e shoqes së viktimës, Prokuroria do të pyesë edhe psikologen e dy fëmijëve. Sakaq, Fadil Kasemi, i cili aktualisht ndodhet në burg, nga salla e gjyqit u kërkoi falje fëmijëve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here