Kapet ndërtuesi mashtrues që mori 50 mijë € borxh për pallatin që s’u ndërtua (EMRI)

0
134

Xhelal Hoxha, 69 vjeç, banues në Tiranë është personi i cili ishte në kërkim por që u arrestua diten e sotme nga Policia e Tiranes.

Ai kërkohej pasi duhet te vuaje denimin për veprën penale të “Mashtrimit”.

Ndalimi i tij u be sot më datë 04.09.2017, nga Seksioni i kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve speciale në D.V.P. Tiranë.

“Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ka qënë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me 11 vite e 8 muaj burg për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal”, tha Policia.

VENDIMI PER DENIMIN (lajmi i botuar ne Panorama në 19 janar 2017)

Moskthimi i një borxhi 50 mijë euro të marrë në vitin 2006, i ka kushtuar një dënim me 11 vjet burg një ndërtuesi 69-vjeçar në Tiranë. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë masë dënimi për të pandehurin Xhelal Hoxha, i shpallur fajtor për akuzën e “mashtrimit”, raporton “Panorama”.

Gjykata e Tiranës

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri Hoxha është kallëzuar nga Sh. M. në vitin 2014. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka pohuar se në vitin 2006, për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rregullt dhe i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh.

Për ta siguruar se do t’ia kthente këtë shumë, i pandehuri i ka lënë si garanci pesë apartamente në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje.

Të nesërmen, kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e hipotekës është njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesit Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës.

Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësisht kërkesave të të dëmtuarit, që i pandehuri të kthente shumën e parave, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t’ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M.

Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here