Raundi i dytë për studimet në universitet, rihapet portali i aplikimeve për maturantët e vjetër

0
285

Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017, kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore, si dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit (pasi të kenë njësuar diplomën), mund t’i bashkëngjiten garës në universitete në raundin e dytë.

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), me një njoftim fton të interesuarit të plotësojnë formularin A1Z nga nesër dhe tri ditët në vijim.

Në datat 4-5-6 shtator 2017 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet me formularin A1Z. Sistemi do jetë i hapur nga ora 8.00-16.00 të secilës nga datat e sipërpërmendura. Aplikimet me formularin A1Z bëhen në mjediset e shkollave ku kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme”.

Në njoftimin e AKP theksohet se jo të gjithë mund ta plotësojnë këtë formular. Të drejtën e kanë vetëm ata që nuk aplikuan në sesionin e parë apo të dytë të maturës shtetërore 2017.

“Do të plotësojnë formularin A1Z kandidatët që nuk e kanë plotësuar këtë formular në sesionin e parë apo të dytë të maturës shtetërore 2017. Për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë shkollave për aplikim, do të ndiqen procedurat e përcaktuara në udhëzim”, citohet në lajmërimin e AKP.

Gara për në raundin e dytë nis më 15-22 shtator. Mbetësit e vjeshtës, bashkë me këto kategori, si dhe të pakënaqurit në raundin e parë, mund të plotësojnë formularin A2 me dhjetë preferenca në datat e caktuara sipas rretheve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here