Vrasja e gjyqtares/ Kryemadhi i kundërpërgjigjet ashpër Ramës: I vetshpalluri “Skënderbe” nuk ka konceptin përgjegjësisë, por kërkon fajtorin larg vetes

0
205

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama pas reagimit të tij në lidhje me vrasjen e gjyqtares së Shkodrës.

Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi i drejtohet Kryeministrit duke thënë se po shmangë përgjegjësitë dhe kërkon të gjejë fajtorë.

“Mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive! I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij.

Vrasja e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë. Çdo përpjekje për të larë duart si Ponc Pilati është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Më herët, kreu i qeverisë i quajti krokodilë kundërshtarët politik që vajtonin vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, duke thënë se nuk donin vetingun dhe reformën në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here