Pushimet kthehen në tragjedi, vdes sa hyn në det

0
138

Një 61-vjeçari shqiptar me banim në Secile, Pordenone i ka pushuar zemra sa është futur për t’u larë.

Gruaja e tij ka dëshmuar të gjithë skenën tmerruese dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë sa ka parë të shoqin në atë gjendje.

Shqiptari kishte hyrë në det dhe uji i arrinte deri tek pjesa e këmbëve kur ra pa ndjenja. Mediat italiane shkruajnë se çifti kishin planifikuar të kalonin një ditë të qetë në det, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

Burrit iu dha ndihma e parë nga mjekët të cilët përdorën defibrilatorin por hoqën dorë kur ai nuk po jepte më shenja jete. /Joq.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here