Kritikja e ashpër e Bashës kandidate për të marrë një dikaster në kabinetin ‘Rama 2’ (Emri)

1
311

Me kritikat e ashpra që dje Rama i bëri Ministrisë së Jashtme dhe drejtuesve të saj, pritet që emrat e ministrave të jenë surprizë dhe mund të shkohet deri aty sa pjesa më e madhe e kabinetit të vjetër të mos përshihet në ekipin e mandatit të ardhshëm. Rama lajmëron dhe krijimin e Ministrisë për Diasporën.
Qeveria e re do të shpallet të dielën. Ky është lajmi i dytë që dha dje kryeministri Rama pas kritikave të ashpra që u bëri ambasadorëve shqiptarë dhe Ministrisë së Jashtme në lidhje me “zero rezultatet” siç e quajti punën e tyre për të lobuar e sjellë në vend investitorë të huaj.

 

 

“Menjëherë pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, unë do t’i kërkoj ministrit të mandatit të ri që të organizojë një takim treditor me të gjithë ju, diku këtu në Shqipëri për të nisur një diskutim të brendshëm, të hapur, të gjerë dhe të thellë në funksion të rolit që do të ndërmarrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit për të draftuar një projekt të ri të diplomacisë ekonomike”, -tha Rama, i cili nuk saktësoi se përbërjen e kabinetit të ri do ta shpallë në takimin e Asamblesë së PS apo pas saj. Informacionet për emrat e ministrave të rinj të mandatit të ardhshëm deri tani përbëjnë pothuajse një të panjohur, pasi të sigurt në qeverinë e re janë vetëm Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Aq më shumë me kritikat e ashpra që dje Rama i bëri Ministrisë së Jashtme dhe drejtuesve të saj, shumë besojnë se emrat e ministrave do të jenë surprizë dhe mund të shkohet deri aty saqë pjesa më e madhe e kabinetit të ri të mos përfshijë ministrat e mandatit të kaluar.

Por Rama dje në stilin e takimeve me drejtorët e hipotekave dhe spitaleve, të cilët i detyroi të japin dorëheqjet në korrik (një pjesë të tyre), paralajmëroi mes rreshtave edhe ndryshimin e kreut të diplomacisë. Pas ditës së djeshme, ministri i Jashtëm Bushati është me një këmbë jashtë qeverisë pasi kryeministri tha se shkaku kryesor që diplomacia ekonomike ka munguar është e lidershipit politik të Ministrisë së Jashtme. Megjithëse Rama e kishte fjalën për lidershipin politik të diplomacisë në 27 vitet e fundit, sigurisht që katërvjeçari i fundit përfshin edhe kreun e saj Ditmir Bushati. “Dua ta nis duke bërë shumë të qartë një gjë, sipas meje me fort rëndësi. Padyshim përgjegjësia për mungesën dramatike 27-vjeçare të shërbimit të jashtëm, në raportin me ekonominë e vendit, bie mbi shumë faktorë dhe mbi shumë aktorë. Për ta kuptuar si duhet këtë mungesë të pajustifikueshme për një vend si i yni dhe në fakt për asnjë vend në ditët e sotme, duhet bërë një analizë serioze e të gjitha arsyeve të saj. Por e para arsye është vëmendja tradicionalisht krejt periferike për të mos thënë fare e munguar e lidershipit politik të Ministrisë së Jashtme ndaj diplomacisë ekonomike dhe kjo është e para gjë që duhet të ndryshojë menjëherë dhe me “se s’bën””, -tha dje kryeministri.

Por Rama lajmëroi dje edhe krijimin e një ministrie të re, asaj të Diasporës, të cilës i kushtoi një pjesë të mirë të fjalimit para ambasadorëve. “Dua t’ju informoj që në funksion të këtij aspekti themelor të kësaj qasjeje të re, qeveria e re do të ketë dhe një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut”. Pikërisht për këtë post të ri dje në ambientet politike qarkullonin disa kandidatura dhe mes tyre edhe ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila përveçse një njohëse e mirë e proceseve integruese, ka edhe njohje me vlerë në nivele të larta të KE dhe PE çka e dëshmoi edhe me negociatat e fundit për krizën politike për bojkotin e zgjedhjeve nga PD. Vlerësimi i Ramës për punën e Bregut vjen që gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku ish-ministrja e PD mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit.

Në momente kyçe për fatin e hapjes së negociatave në mbledhjet e përbashkëta Shqipëri–BE, Bregu ka kërkuar gjithmonë hapjen sa më parë të këtyre negociatave. Burimet shtuan se kandidatura e Bregut është në diskutim dhe mund të realizohet me qëllim për të treguar hapje ndaj opozitës dhe pikërisht në një nga postet që ka të bëjë me raportet me jashtë. Para një viti mediat kanë shkruar se Bregu ka marrë një propozim për rolin e roli e kryenegociatores së Shqipërisë me BE pas hapjes së mundshme të negociatave. Por me shtyrjen e tyre edhe propozimi nuk pati rastin të vërtetohej.

Ndërkohë të gjithë ministrat e mandatit të kaluar janë në pritje dhe në padijeni të plotë për të ardhmen e tyre dhe po kështu edhe anëtarët e rinj të grupit parlamentar që aspirojnë emërimin e ministrit. Të gjitha hamendjet priten të marrin fund të dielën, kur Kryeministri të shpallë listën dhe ta çojë atë për dekretim te Presidenti. Më pas do të jetë Kuvendi i ri i cili mblidhet dhe konstituohet në 9 shtator, që do të bëjë miratimin e dekreteve të Metës./Mapo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here