Dy burra varin veten, një grua pi helm. Ja ku kanë ndodhur ngjarjet

0
223
Një burrë i ka dhënë fund jetës një ditë më parë, ndërsa dy persona të terë kanë tentuar vetëvrasjen, referuar të dhënave të policisë.

Rasti i parë ka ndodhur në Berat, në lagjen “Muzakaj”. Në banesë është gjetur i vetëvarur S.K., 54 vjeç. Burime policore bëjnë me dije se ai vuante nga depresioni.

Rasti i dytë vjen nga Lezha, ku në banesë në kushtet e depresionit, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me litar 51-vjeçari V.F.

Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në Pogradec, po këtë të mërkurë, një grua ka pirë pesticide për t’i dhënë fund jetës. 45-vjeçarja Dh.D., në banesë, ka tentuar të vetëhelmohet me lëndë helmuese që përdoret në bujqësi. Aktualisht, ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Për të treja rastet materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për vlerësim, lidhur me shkaqet që e kanë shtyrë viktimën dhe dy të tjerët që ndodhen në spital, të kryejnë aktin e rëndë.

Shifrat e vetëvrasjeve në vendin tonë vijnë të mbeten shqetësuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here