Vritet nga policia spanjolle i dyshuari kryesor për sulmin në sheshin e Barcelonës, ku u shtypën për vdekje me furgon 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Moussa Oukabir 18 vjeç me origjinë nga Maroku është vrarë nga policia në Cambrils, njofton BBC. Policia kishte shpallur më herët në kërkim 18-vjecarin. Gjithashtu, mësohet se janë vrarë edhe dy të tjerë bashkë me të, ndërsa 5 të dyshuar janë arrestuar.
Personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, pikërisht 18-vjeçari Moussa Oukabir.
Sulmi u mor përsipër nga terroristët e ISIS, ndërsa gjatë natës policia parandaloi një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils, duke vrarë pesë të dyshuar si terroristë që mbanin rripa vetëvrasës në brez, të cilët tentuan sërish të përdornin një furgon për të hyrë mes turmës së njerëzve.