Denoncimi i Berishës/ Policia jep detaje për sherrin në Xarë

0
206

Pas lajmit të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me një sherr masiv të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Xarë të Sarandës, ka ardhur dhe reagimi i policisë.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, ku tashmë po procedohen në gjendje të lirë 6 persona, të cilat akuzohen për plagosje të lehtë dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 16.08.2017 rreth orës 22:00, në qëndër të fshatit Xarrë,Konispol, një grup shtetasish, konkretisht, F.D., N.Gj., P.N., A.N., K.Sh., janë konfliktuar për motive të dobëta dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç., Dh.Ll., dhe L.Ç..

Për pasojë shtetasit e lartëpërmendur kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi F.D., është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, mjet prerës (thikë).

Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e shtetasit K.Sh., kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndaj shtetasve N.Gj., A.N., P.N., F.N., L.Ç., V.Ç., ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpalljen në kërkim të shtetasit K.SH., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 283 të Kodit Penal.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here