Berisha jep alarmin: Rama po e blen energjinë 3 herë më shtrenjtë, Llalla të nisë hetimet

0
207

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të ndryshuar buxhetin me një akt normativ. Sipas tij ky është një veprim ankushtetues.

Ish-kreu i qeverisë gjithashtu ka vënë alarmin se qeveria Rama po e blen sot energjinë me një çmim 3 herë të lartë.

Sipas tij paratë që duhej të shpenzoheshin për blerjen e energjisë elektrike dhe të kovave për shuarjen e flakëve nuk janë mirëmenaxhuar, por në të kundërt, janë zhvatur.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Akti normativ per blerje energjie dhe ai i kovave per helikopteret, nje aktakuze e vertet!

Te dashur miq, pas zbrazjes elektorale te digave dhe djegies se mijra e mijra hektare pyjesh ne te kater anet e vendit, dje, Norjega, nga resorti ku po pushon, ne kundershtim flagrant me Kushtetuten miratoi aktin normativ mbi shtesen e shpenzimeve buxhetore prej 60 milione eurosh per:

– Blerjen e energjise, pasi zbrazi digat dhe zhyti vendin ne erresise ne kulmin e sezonit turistik, me trefishin e çmimit, dhe vjedhjes se madhe krahasuar me blerjet qe duheshin bere qe ne prill me çmim tre here me te ulet dhe duke ruajtur rezerven ujore te kaskades se Drinit.

Mirepo Rama, duke menduar se do humbiste zgjedhjet, zbrazi digat si kurre ndonjehere me pare. Ai zhyti vendin ne erresire dhe tani po blene energjine me Çelen e tij nga Ibiza, me trefishin e çmimit, duke vjedhur dhe shperdoruar se paku 70 milione euro kete vere.

– Blerjen e kovave te medha per helikopteret e medhenj te Ushtrise per shuarjen e zjarreve, vetem pasi vendi u dogj dhe poq nga flaket ne te kater anet. Shtoj ketu se helikopteret e medhenj te Ushtrise, qe u porositen nga qeveria e mepareshme, kane ardhur tre vjet me pare, por ne vend te kovave dhe mjeteve te shuarjes se zjarrit u porositen kanxha dhe kordone per transportin ne Vermosh te materialeve te ndertimit per vilen luksoze te ministres.

Ne permbushje te kesaj detyre antiligjore, u zhyt ne liqenin e Shkodres njeri prej tyre.

Ndersa gjate kesaj vere, ne vend qe te porositeshin me urgjence kovat qe mbajne tonelata uje, leket u shpenzuan duke kontraktuar helikoptere te vegjel privat qe mbartnin kova te vogla pothuaj sa nje fuçi uje.

Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimet e papergjegjshme dhe antikushtetuese te Edvin Kristaq Rames, i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hetoje me perparesi aktin e megakorrupsionit te tij te radhes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here