Mbytja e 10-vjeçares në Zvërnec, policia sqaron ngjarjen: Po lahej bashkë me motrën

0
240

Polica e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Zvërnec, ku u mbyt një 10-vjeçare. Mësohet se vogëlushja me inicialet A.H ishte duke u larë bashkë më motrën e saj në kohën kur u mbyt. Sakaq, motra e viktimës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Informacion paraprak
Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë. Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here