Aksident në Malin e Robit, përplasen katër mjete me njëra-tjetrën

0
248

Qyteti i Durrësit është zgjuar me aksidente ditën e sotme. Pas ndarjes nga jeta të 21-vjeçarit i cili u përplas me trafikndarësen në Golem dhe më pas me kamionçinën, një tjetër aksident ka ndodhur në zonën e Malit të Robit.

Katër mjete të tjera janë përplasur në autostradën Durrës-Kavajë. Ndërkohë raportohet se trafiku është ngarkuar dhe bllokuar tek Mali i Robit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidenteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here