Heroinë dhe armë në banesë, durrsaku arratiset sapo pikas policinë (Video)

0
106

Operacion antidrogë i koduar “Mbrëmja” në Durres u finalizua me sekuestrimin e nje sasie heroinë, fishekësh luftarakë dhe armë e ftohtë, por pa mundur te arrestohet personi qe i kishte. Policia njofton se shtetasi B.K, pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon puna për kapjen e tij.

 

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Mbrëmja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

Shtetasi B.K, pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon puna për kapjen e tij

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here