Prekëse/ Kthehet në punë mjeku i dënuar, thirrja e dëshpëruar e një babai: Unë e humba vajzën…

0
126

Faik Pashollari, i cili është i dënuar me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm pas vdekjes së një vajze 7 vjeçe, është rikthyer në punë për herë të dytë, ndonëse ndaj tij ka një vendim gjykate se për 3 vite pas përfundimit të dënimit nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Këtë fakt e pohoi për “Gazeta Shqiptare” babai i vajzës 7-vjeçare, Hekuran Beollari, i cili thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi për të bijën dhe se ky mjek është një kërcënim për fëmijët e tjerë. “Ai nuk është një mjek profesionist. Ai mjek vdiq vajzën time duke i bërë mjekim të gabuar, ndërsa nesër mund t’u marrë jetën edhe fëmijëve të tjerë”, – tha Beollari.

 

 

Ndërkaq, në shtator të vitit të shkuar, “GSH” ka publikuar një tjetër intervistë të realizuar me babain e vajzës 7-vjeçare, i cili tha se mjeku Faik Pashollari kreu vetëm 3 ditë burg, pasi përfitoi nga amnistia. “Vetëm 3 ditë para se të shpallej lista me emrat e personave që do të përfitonin nga amnistia, u dorëzua vetë në polici dhe pas 3 ditësh, ai u la i lirë duke përfituar nga amnistia. Në një kohë që ligji 154/2015 për dhënie amnistie, neni 5, pika 2 thotë se, ‘Nuk përfitojnë nga amnistia personat që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë’”, – tha ai në atë kohë. Sakaq, disa muaj më parë, mjeku Pashollari kishte nisur të ushtronte profesionin e tij në Spitalin e Përmetit, pasi kishte siguruar dy dëshmi penaliteti ku shkruhej: “Është i padënuar”. E para mbante datën 02.03.2016, ndërsa e dyta datën 06.06.2016. Këto dëshmi, ai i kishte siguruar për faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kishte në sistem vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, vendim i formës së prerë. Pas verifikimeve dhe shkrimeve të botuara në “GSH”, Spitali i Përmetit e pezulloi atë nga detyra.


Zoti Hekuran, mjeku pediatër Faik Pashollari, i cili u dënua për shkak të vdekjes së vajzës suaj nga mjekimi i pakujdesshëm, është rikthyer sërish në punë, ndonëse ka një vendim gjykate për moskryerje të detyrës për një periudhë 3-vjeçare. Si e zbuluat këtë gjë?

Këtë gjë unë e kam mësuar nga disa persona të ndryshëm. Nga disa prindër që kur kishin çuar fëmijët e tyre në Spitalin e Gjirokastrës për t’i vizituar, kishin parë se mjeku që vdiq vajzën time, Erën, ishte rikthyer në punë. Këta persona janë nga Përmeti dhe ne kemi njohje me ta. Sapo kanë ardhur në Përmet, më kanë treguar.

Si u ndjetë në ato momente?
Jam çuditur! Nuk e kuptoj se si ky mjek që është dënuar për vdekjen e një fëmije të futej sërish në punë, kur rezulton me një dëshmi penaliteti jo të pastër dhe për 3 vite nuk duhet të kryejë punë publike! Kjo nuk është hera e parë që ky mjek futet sërish në punë, dhe nuk arrij ta kuptoj se si ka mundur ta bëjë këtë gjë, pasi për të ka një vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Më parë ky person është futur në Spitalin e Përmetit, duke punuar atje 6 muaj me radhë. Edhe atëherë kam takuar drejtorin e spitalit. I kam thënë se, si ky mjek ishte futur në punë kur kishte vdekur një fëmijë, dhe jo se ishte vajza ime, por sepse ai person kishte kryer një krim dhe ishte dënuar për këtë gjë.

Si vepruat më pas? A keni kontaktuar me institucionet përkatëse?
Patjetër që po! Sapo mora vesh këtë gjë, kam shkuar dhe kam takuar drejtorin e Spitalit të Gjirokastrës. Ai më tha se ‘nuk e kam futur unë këtë person në punë. Këtë mjek unë e kam gjetur këtu dhe është futur nga drejtori i parë. Por unë do të interesohem për këtë problem duke parë edhe dokumentet e tij’. Nuk e kuptoj se si ky drejtor, ky shtet apo kjo qeveri fut në punë persona që janë të rrezikshëm në profesionin që po kryejnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here