Rrëzohen me makinë në rrugën e Skënderbeut, urgjenca njofton Policinë

0
137

Dy të rinj janë aksidentuar me makinë në rrugën e Skënderbeut në Sarandë në orën 5 e gjysëm të mëngjesit të së hënës.

Makina që drejtohej nga 23 vjeçari A.D. nga Saranda ka dalë nga rruga ka dalë nga rruga dhe ka lënduar atë vetë dhe shokun e tij Dh.J. 24 vjeç.

Të dy kanë përfunduar në Urgjencën e spitalit të Sarandës, e cila, sapo ka konstatuar dëmtimet, ka informuar Policinë.

Policia njoftoi se “nga verifikimi paraprak të aksidentuar janë shtetasit, Dh.J., 24 vjeç, banues në Athinë dhe A.D., 23 vjeç,(drejtuesi i mjetit), banues në Sarandë, të cilët, duke udhëtuar me ”Peugeot” kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Por Policia po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here