Arrestohet 32-vjeçari shqiptar/ Ishte nisur drejt Italisë me 30 pako marijuanë në makinë(Foto)

0
165

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Igumenicë, pasi ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 23 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij, teksa ndodhej në portin e Igumenicës, në përpjekje për të udhëtuar drejt Italisë.

 

 

Nga kontrolli ka rezultuar, se 32-vjeçari shqiptar kishte fshehur në makinën e tij lëndën narkotike të ndarë në 30 pako dhe me peshe totale 23 kg 450 gramë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se arrestimi i shqiptarit dhe sekuestrimi i lëndës narkotike u realizua gjatë operacionit të zhvilluar me ndihmën e qenit të policisë në Igumenicë të quajtur “K9”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here