Shpërthimi i Velipojës/ Motra kërkon para për kurimin e vëllait, çudit halla: Mos u mashtroni

0
165
Hektor Zenunaj

Shpërthimi i një depozite gazi në një restorant në Velipojë shkaktoi vdekjen e pronarit të kompleksit “Fishta”, Besnik Zenunaj dhe plagosjen rëndë të djalit të tij 28-vjeçar, Hektorit.

Pas shpërthimit, Hektori ishte përpjekur të shpëtonte babanë e tij, por një shpërthim i dytë e përplasi, duke i shkaktuar të djegura në thuajse 70 % të trupit.

Ne media gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar lajmi se motra e Hektorit, Brikena Zenunaj ka kërkuar ndihmë për të kuruar vëllanë e saj.

Megjithatë, motra e viktimës dhe halla e Hektorit dhe Brikenës i ka çuditur të gjithë me deklaratën e saj. Fatmira ka deklaruar në media se familja e Besnik Zenunaj nuk ka nevojë për para për të kuruar Hektorin dhe se gjithçka është një mashtrim.

Sipas “Shkodraneës”, Fatmira është shprehur se, “Unë i kam lexuar të gjitha lajmet në rrjetet sociale dhe këto nuk janë të vërteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit të kuq dhe kemi paguar 15 mijë Euro në Rinas dhe 25 mijë euro garanci për të hyrë në spital. Lajmi nuk është i vërtetë. Ne kemi para mjaftueshëm, sa të mbajmë gjysmën e Shkodrës. Tani si është puna: Në Tiranë në emër të vëllait kemi një lokal që kushton 400 mijë euro. Në Velipojë ku ndodhi shpërthimi kemi hyrje pallati në emër të vëllait, 10 apartamente. Ato kanë qenë me qera për pushuesit. Kemi 4 apartamente në Shkodër dhe 3 makina luksoze. Prandaj kush është ai person që kërkon të abuzojë me emrin tonë e të zhvasë Shkodranët. Për këtë do t’i drejtohem edhe policisë”.

Fatmira

Halla ka shpjeguar më tej se Brikena ëshë bashkë me Hektorin në Turqi në spital, ndërsa thekson se paratë për kurimin e nipit të saj në Turqi janë paguar, pasi në spitalin privat ku ndodhet ai kërkohej parapagim. “Kemi paguar 1 mijë euro në ditë. Pasi të kalojnë 30 ditë, nëse do duhen më shumë do paguajmë të tjera”, ka thënë ajo.

Besnik Zenunaj

“Kush i kërkon këto para, kur vëllai ka qenë biznesmen i nderuar, e të ndyhet figura e tij se ai nuk ka lekë. Ka 25 vjet biznesmen, që i ka paguar shtetit taksat”, tha ajo.

Majtas, Brikena Zenunaj, djathtas, Hektori

“Po i drejtohem popullit të Shkodrës se ai nuk është fukara, janë pronat në këmbë, se di përse kërkohen këto para. Ju lutem mos jepni para, janë mashtrime. Do kërkojmë kush është ai nr telefoni dhe llogarie bankare, kush e disponon. Vëllai nuk është fukara, dua ta pastroj figurën e tij. Kaq di të them”, përfundoi Fatmira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here