Kush është 14 – vjeçari që u gjet i mbytur

0
183

“Ka humbur fëmija në foto. Ju lutem kush ta shohë apo ka ndonjë informacion ta kontaktojë me policinë ose në këtë numër…”  Prej katër ditësh, familja Çarkaj, kërkonte me dëshpërim të gjente Valentinin, djalin 14 – vjeçar nga fshati Hot i Ri, i cili u zhduk mesditën e së dielës.

Familja e adoleshentit, pasi e denoncoi zhdukjen e tij në polici, shpërndau njoftim në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe bëri apel për gjetjen e tij në media e rrjete sociale.

 

14 – vjeçari nuk jetonte në Shqipëri, ndaj dhe familja ishte e shqetësuar se mund të kishte humbur për shkak se nuk e njihte zonën.

Valentini kishte dalë bashkë me një shok për t’u larë në lumin Kir, në zonën e Prekalit. Por, pak metra lart shtëpisë, sipas dëshmisë së shokut të tij, 14 – vjeçari ishte shkëputur dhe shoku i tij nuk e kishte parë më.

Familja e Valentinit kërkoi përgjatë gjithë lumit Kir, nëpër kanalet vaditëse të rezervuarit të Shtodrit, tek të afërm e miq, por adoleshenti nuk gjendej gjëkundi.

Deri mesditën e kësaj të mërkure, kur ata morën lajmin e hidhur se 14 – vjeçari është mbytur.

Trupi i tij i pajetë u gjet në një kanal vaditës. Dyshimet paraprake janë se ai mund të jetë mbytur në lum teksa po lahej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here