Shkodër/ Furgoni përplaset me një “Opel”, dy të plagosur

0
140

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mesditën e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve aksidenti ndodhi në fshatin Shtoj, ku një mjet tip furgon është përplasur me një mjet tip ‘Opel’.

 

 

Dy pasagjerë që ndodheshin në furgon kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkaq mësohet se në mjetin tip “Opel” udhëtonte një familje emigrantësh. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here