“A duhej publikuar?”, ndizet debati mes gazetarësh për videon e nënës që u filmua me të dashurin

0
250

”A duhej publikuar?”, kjo është pyetja që gazetarët kanë dashur t’i përgjigjen ditën e sotme për videon e transmetuar nga ”News24” në emisionin ”Me Zemër të Hapur”.

Një nënë, që filmohet nga njerëzit e bashkëshortit të saj, teksa ishte në krevat me të dashurin. Në të njëjtën shtëpi ndodheshin edhe fëmijët e mitur. Bashkëshorti rrëfen se ishte ai ideuesi. Dikush që e godet gruan, fëmijët që qajnë. A duhet publikuar një video që për hir të së vëtetës nuk tregon asgjë më shumë se sa një problem personal, familjar dhe s’përbën asnjë interes publik, shkruan shuplaka.

Më poshtë disa nga komentet e gazetarëve të njohur:

Edmond Arizaj

Meqë i qënkan lëshuar medias për këtë historinë e tradhëtisë; media ka plot kusure, por nuk është për të dhënë edukatën morale, as asistencë sociale. Ajo në rastin në fjalë ka bërë ndërgjegjësimin më të madh: Shihni se çfarë ndodh kur ikën emigrant dhe lë gruan vetëm me kalamaj me vite me rradhë. Nëse media do heshtte për një video të servirur, atëherë si ata fëmijët që qajnë, dhe që janë pjesa më e dhimbshme e videos, do ketë fëmijë të tjerë. Por të paktën edhe nëse vetëm një mendje që do ikte emigrant të jetë kthyer fitore e medias është. Në atë video nuk ka asnjë fajtor…Ky dhe nusja që helmon vjehrrën me kos është realiteti që nuk duam ta shohim…

Klodian Tomorri

Çdo grua mund të shkojë me kë të dojë, është puna e saj dhe e familjes. Fundja mund të ndihet e lënë pas dore nga burri ose nuk e do më. Nuk është as e para as e fundit që e bën. Por kur merr burrin e botës dhe e fut në shtëpi duke traumatizuar fëmijët ndryshon puna dhe shumë. Që jemi popull i emancipuar, këtë e dimë. Por çik me karar, jo më katolikë se Papa sepse s’po ja shkel njeri të drejtat kësaj. Është kjo që ka lënduar të tjerët.

Fatjona Mejdini

Zot mbroi shqiptarët nga mediat e tyre. E tmerrshme si një media merr përsipër të nxjerrë skena të tilla horror, duke cënuar rëndë privatësinë e njerëzve, aq me tepër kur në mes janë dhe fëmijë…Kujt dreqin i duhet ta shikojë këtë video, ku është informimi këtu?!

Desada Metaj

Ky popull ka kënduar dhe vallzuar kur të pafajshëm pushkatoheshin vetëm pse mendonin ndryshe, ka spiunuar kë ka mundur, ka ende nostalgji për diktaturën…. dhe unë naivja habitem pse ngazëllehet një dynja e tërë për linçimin e një gruaje dhe një videoje perverse… #padinjitetsigjithmone #moralistëpamoral #shqiptaret”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here