Pas deklaratave të këshilltarit të PD-së, reagon Eltjon Halimi i LSI-së: Kjo është e vërteta e vetme e mbledhjes së djeshme

0
604

Pas deklaratës së këshilltarit të Partisë Demokratike Akil Kraja ka reaguar këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës Eltion Halimi,  duke treguar një tjetër të vërtetë për ‘takimin e fshehtë’ që supozohet se u bë nga këshilltarët e LSI-së me ata të PS-së.

“Dje, nuk ka patur asnjë takim “të fshehtë” midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI”, thotë ndërkohë në reagimin e tij Halimi i LSI.

 

REAGIMI I PLOTË I ELTJON HALIMIT:

Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vertetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!

Dje, nuk ka patur asnjë takim “të fshehtë” midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një degjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrotje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave. Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të pëfaqesueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesemarjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.
Kjo është e verteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vertetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.
Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me milona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here