Vasili thirrje qeverisë: Hiq dorë nga shpenzimet për fasadë, investo tek uji i pijshëm

0
143

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka prekur çështjen e ujit të pijshëm në Tiranë, problematikë e cila po diskutohet shumë së fundmi edhe pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e tij.

 

 

Në një status në Facebook, ish-kreu i LSI-së, kërkoi që projekti i Veliajt të bëhej transparent për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga shpenzimet, që sipas të cilit janë për fasada, dhe të investojë për ujin e pijshëm.

Statusi i plotë

Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.

Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.

Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.

Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here