Letra e hapur e qytetarëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës zbulon mashtrimet e Veliajt

0
213

Teksa nesër zhvillohet mbeldhja e Këshillit bashkiak të Tiranës, në të cilën pritet dhe miratimi i rrritjes së çmimit të ujit, qytetarqt i kanë shkruar një letër të hapur këshillit bashkiak për të mos e miratuar këtë ligj.

Në letër ata shkruajnë se ne gjykojmë, bazuar në informacionet publike dhe argumentat që disponojmë, se ky vendim është i papranueshëm.

Letra e plotë: 

I/e nderuar anëtar I Këshillit Bashkiak,

Ne jemi një grup qytetarësh të angazhuar dhe ju drejtohemi sepse jemi shqetësuar nga një çështje publike e cila na dijësoi se në mbledhjen e datës 26 korrik 2017 ndër të tjera do të shqyrtohet edhe P/vendimi “Për dhënie mendimi mbi ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm” nëpërmjet të cilit Bashkia Tiranë kërkon të rrisë tarifat e furnizimit me ujë “të pijshëm” për konsumatorët familjarë dhe biznesin deri në masën 40%.

Ne gjykojmë, bazuar në informacionet publike dhe argumentat që disponojmë, se ky vendim është i papranueshëm. Më poshtë po ju shtjellojmë gjithë argumentat:

1.       Bashkia argumenton se UKT është një ndërmarrje jo-rentabël e cila ka nevojë për më shumë likuiditet që të kryejë investive. Por bazuar në informacionet publike, vetëm në vitin 2016 UKT ka deklaruar një fitim prej 5 milionë eurosh. Qartazi kompania nuk është në vështirësi financiare siç pretendon Bashkia.

2.       Bashkia pretendon se rritja e çmimit do të përmirësojë shërbimin. Por bazuar në informacionet zyrtare ne gjykojmë se problem i shërbimit qendron te keqmenaxhimi i ndërmarrjes e jo te tarifat. Më konkretisht, sipas raportit të ERRU për vitin 2015, 66.7% e ujit të shpërndarë nga ujësjellësi nuk tarifohet dhe kjo shifër u rrit në 67.1% në vitin 2016. Praktikisht vetëm 22.9% e ujit të shpërndarë faturohet, pjesa tjetër ose vidhet ose shpërdorohet duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ndërmarrjes. Qartazi problemi nuk qëndron të tarifat por te menaxhimi.

3.       Nëse ndjekim një logjikë të thjeshtë bazuar në shifrat e deklaruara publikisht, nëse kompania do të mirëmenaxhohej dhe humbjet do të shkonin afër 0, fitimi i saj potencialisht do të rritej me të paktën 10 milionë euro në vit. Shumë kjo e mjaftueshme për të garantuar investime të qëndrueshme dhe për të realizuar objektivat afatgjata të UKT-së.

4.       Sipas një raporti të Bankës Botërore Shqipëria ka çmimin mesatar të ujit më të shtrenjtin në rajon. Ne ja kalojmë për shtrenjtësi të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që po sipas BB Shqipëria ka popullatën më të varfër në rajon. Ne gjykojmë se çmimi dhe të ardhurat duhet të jenë në proporcion. Kjo diferencë në çmim e ritheksojmë se nuk vjen si rrjedhojë e mungesës së burimeve hidrike (sërish jemi të parët në rajon për burime hidrike) por si rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Rritja e çmimit nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit dhe do të varfërojë edhe më shumë qytetarët shqiptarë.

5.       Tirana sot është qyteti më i shtrenjtë në Shqipëri për nivelin e taksave, teksa cilësia e jetesës nuk është në proporcion të drejtë më nivelin e taksimit. Brenda dy vitesh Bashkia Tiranë ka rritur të gjitha tarifat e shërbimeve nga 3 deri në 10 fish, ka shtuar taksa të reja siç është ajo e arsimit, ka rritur biletën e transportit urban dhe së fundmi kërkon të rrisë edhe çmimin e ujit! Ndërkohë qyteti renditet nga AKM si më i ndoturi në Shqipëri dhe shërbimet ende lënë për të dëshiruar. Shumë zona të qytetit janë pa ujë të pijshëm për ditë të tëra dhe shërbimet e Bashkisë janë larg nga të qenit moderne. Përpara se të rrisë taksa dhe tarifa të reja Bashkia duhet të fokusohet në përmirësimin e shërbimeve, ashtu siç edhe ka premtuar.

6.       UKT ka nevojë urgjente për mirëmenaxhim. Një institucion kampion në shpërdorimin e parasë publike nuk mund të kërkojë të administrojë më shumë fonde. Shpërdorimi theksohet qartë në raportin e fundit të KLSH ku vetëm si pasojë e largimeve nga puna dhe punësimit jashtë kritereve ligjore UKT ka shkaktuar një dëm prej 347mijë euro brenda një viti ndërsa  shpërdorimi i fondeve ka shkuar në masën 5.5 milion euro. Përpara se ti japim më shumë të ardhura kësaj kompanie, është urgjente një reformim i saj me themel për të mbyllur gropat e abuzivitetit.

I/e nderuar anëtar/e e Këshillit Bashkiak,

Bazuar në sa më sipër, ju kërkojmë që në datën 26 korrik të votoni kundër vendimit për rritjen e çmimit të ujit. Ia keni borxh qytetit dhe qytetarëve të cilët ju kanë mandatuar për të mbrojtur në atë sallë të shenjtë interesat e tyre. Ju bëjmë me dije se ditën e mërkurë në orën 18:00 ne do të protestojmë për t’i dhënë edhe më shumë zë kërkesave tona të drejta duke shpresuar se lajmi që do të marrim nga drenda sallës të jetë në dobi të qytetarëve dhe jo në dobi të abuzuesve.

Duke shpresuar në integritetin tuaj:

Firmëtarët

https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1779582895667048/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here