Mbrëmjen e djeshme një 28-vjeçar nga Lezha ka tentuar të trafikojë marijuanë në formë të lëngët, por është arrestuar në portin e Durrësit.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2006702562949438/
Më datë 23.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin furgon tip “Fiat”, me drejtues 28-vjeçarin P.K, pas një analize të hollësishme risku dhe verifikimeve të tjera nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit dhe skanimit që i’u bë mjetit, në pjesën e përparme të tij, tek dera e shoferit u gjet lëndë narkotike.
Veprimet e mëtejshme hetimore u kryen nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku gjatë peshimit rezultoi: 4.6 kg përzierje me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë, në gjëndje të lëngët.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.