Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka vendosur të shkrijë degën e kësaj agjencie në Berat. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës që i drejtoi atij kryeministri Rama për të ndjekur nga afër veprimet në ALUIZNI-n e Beratit.
Gjithçka nisi gjatë një bashkëbisedimi që kryeministri Rama zhvilloi me qytetarët e Beratit disa ditë më parë, ku një grua 80-vjeçare ngriti shqetësimin për legalizimin e banesës së saj. Ajo tha se ndonëse kishte bërë pagesën dhe ishte paraqitur në zyrën e ALUIZNI-t në Berat në mënyrë të vazhduar, problemi i saj nuk kishte marrë zgjidhje.
Pas kësaj, kreu i Qeverisë i kërkoi drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame që të ndiqte nga afër situatën.