Zaev zbutet për gjuhën shqipe: Me ose pa “Venecian”, ligji do shkojë në Kuvend

0
127

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venecias, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvendin e Maqedonisë.

 

 

Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, dhe do të hyjë në fuqi pas mendimit të marrë nga Komisioni i Venecias.

I pyetur për reagimet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO-ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.

Përmirësoni Variçet Në Shtëpi! Pa Nevojën E Ndërhyrjes Kirurgjikale!
Blogchanie

Cilët ishin qëndrimet e Zaevit për gjuhën gjatë muajve të kaluar
Në muajin mars, teksa po negocionte për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, në pyetje të gazetarëve për gjuhën shqipe, deklaroi se ai fillimisht duhet të marrë mandatin, e më pas të japë qëndrimet e LSDM-së për shqipen. Madje ripërsëriti deklaratën e thënë para selisë së BDI-së se si për çështje tjera të hapura për vendin edhe për gjuhën shqipe do të hapë debat të ekspertëve.

Por prej më 31 maj, kur u votua Qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev, e deri më sot, ende nuk është hapur asnjë çështje konkrete në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Madje nuk është organizuar asnjë debat me ekspertë. Ndërsa vetëm disa ditë më parë, në komisionin për Çështje Evropiane, ku Qeveria promovoi planin 3-6-9, kryeministri Zaev tha se ligji për shqipen fillimisht do të shkojë në Komisionin e Venecias.

Ndryshimi i qëndrimit dhe inkuadrimi i një faze shtesë në procesin e miratimit të ligjit për gjuhën shqipe u vlerësua nga ekspertët si zvarritje e kësaj çështjeje deri në zgjedhjet lokale, pasi me këtë çështje Zaev rrezikon të humbë besimin tek votuesit maqedonas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here