Jeni alergjikë? Ja ushqimet që duhet të shmangni patjetër

0
188

Gluteni është një proteinë shumë e rëndësishme për organizmin e njeriut.

Ai mund të shkaktojë efekte negative në shëndet dhe shumë njerëz janë alergjikë ndaj tij. Dietologia Blerina Bombaj sugjeron një dietë specifike pa gluten, me të gjitha udhëzimet e nevojshme. Ja nga cilat ushqime duhe të keni ‘frikë’.

Çfarë është dieta pa gluten
Gluteni është një proteinë specifike të cilën nuk do ta gjeni te veza apo të peshku. Gluteni gjendet në 4 drithërat: grurë, elb, thekër, tërshërë (edhe pse kjo e fundit nuk përmban në vetvete gluten, duke qenë se përgatitet dhe përpunohet në të njëjtin vend me drithërat e tjerë, kategorizohet si e tillë). Dieta pa gluten është pikërisht dieta që eliminon këto 4 drithëra. Për personat që vuajnë nga alergjia ndaj glutenit ose nga sëmundja “Celiac”, dieta pa gluten është esenciale për mirëqënien e tyre.
Pikat më kritike të glutenit
Njerëzit me sëmundjen “celiac” duhet të kenë sy shqiponjë për të dalluar etiketat e ushqimeve. Përbërësit më të dallueshëm janë gruri, miell gruri, gluten gruri, thekër ose elb. Por disa produkte e kanë glutenin të fshehur. Dy terma për të pasur kujdes janë “malt” i cili bëhet nga elbi dhe “proteinëe vegjetale e hidrolizuar” ose “hydrolyzed vegetable protein” e cila shpesh vjen nga gruri. Ndërsa tërshëra nuk përmban gluten, ajo shpesh mund të shkaktojë simptoma si irritim të aparatit tretës, fryrje dhe diarre.

I thoni mirupashim bukës dhe makaronave… Pothuajse
Prodhimet e zakonshme të pastiçerisë dhe pothuajse të gjitha llojet e bukës dhe makaronat që tregtohen në vendin tonë përmbajnë gluten. Kruasanët, biskotat, vaferat, krakerat, gjithashtu. Megjithate mos u dëshpëroni sepse ka alternativa.

Ka buke dhe makarona pa gluten
Në disa markete ushqimore dhe supermarkete, tregtohen produkte pa gluten duke përfshirë bukën dhe makaronat. Këto ushqime bëhen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh në vend të miellit të grurit. Gjithsesi kontrolloni etiketën që të shkruaje “100% gluten-frë.”

Shumë drithëra për mëngjesin kanë gluten
Drithërat e zakonshëm që tregtohen për tu konsumuar në mengjes me qumësht, akoma dhe kur janë prej misri apo prej orizi mund të përmbajnë gluten, prandaj lexoni me kujdes etiketën dhe evitoni ato drithëra të cilat përmbajnë grurë, elb, thekër apo malt. Lexoni me kujdes etiketën e drithërave me misër apo oriz dhe nese nuk përmbajnë përberësit e rrezikshem mund ti konsumoni.

“Futjuni me koke” orizit, kuinoas, bizeleve dhe patateve
Baza e energjise ditore që nevojiteni do të duhet të vijë nga orizi, kuinoa dhe patatet por, edhe nga fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrëzat. Nëse ju ka vajtur mendja për makarona mund të kërkoni makaronat pa gluten, të bëra me misër ose oriz.

Koha per kokoshka
Për englendisje mund të bëni vetë kokoshka në shtëpi si na i kanë bërë mamat dhe gjyshet dikur.
Kujdes nga ushqimet e lyera me bukë të thërmuar.
Pula të gatshme apo filetot e peshkut shpesh lyhen me bukë të thërmuar ose miell.

Mishi & peshku janë OK
Mishi i fresket i kuq dhe i bardhë si dhe peshku dhe prodhimet e detit të freskëta janë ushqime të sigurta dhe të rëndësishme për të mbuluar nevojat ditore në proteina, vitamina dhe minerale. Nënproduktet e mishit si sallamet, salsiçet, konservat etj, duhet të evitohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here