Shtatë fustane që kurrë nuk dalin mode: Çdo femër duhet t’i ketë në gardërobë! (Foto)

0
296

Janë të rehatshme, të bukura dhe lehtë përshtaten me shumë aksesorë dhe këpucë.

Cilindo fustan që do ta zgjidhni nga kjo listë, nuk do të gaboni!

1. Fustani afarist
Edhe pse në vendin tuaj të punës mbase nuk ekziston kodi i caktuar i veshjes, gjeni një fustan të thjeshtë dhe me prerje strikte, të cilin do të mund ta vishni kur shkoni në intervista apo në takime të rëndësishme afariste. Modelet e këtilla kombinohen me xhaketë, detaje mode dhe me stoli.

https://www.instagram.com/p/BSlpGE0lMK-/

 

2. Fustani i gjatë
Është perfekt për ditët kur mbase nuk keni dëshirë të vishni pantallona. Fustanin mund ta vishni në çdo rast, u përshtatet sezoneve dhe është shumë i rehatshëm, andaj është i përshtatshëm edhe për udhëtime.

https://www.instagram.com/p/BWbypzbhEQK/

3. Fustani ditor
Një model i këtillë gjithsesi do të duhej ta kini në gardërobën tuaj për rastet kur ju duhet diçka më shumë se xhinset dhe fanellat e zakonshme. Për çdo rast, është alternativë e shkëlqyeshme për kombinimet tuaja të zakonshme ditore.

https://www.instagram.com/p/BWa0Lqpnyrk/

4. Fustani formal
Është modeli të cilin e vishni në të gjitha rastet solemne – nga kurorëzimet deri te takimet e mbrëmjeve formale. Le të jetë i gjatë, apo bën edhe deri te gjunjët. Zgjidhni ngjyrën dhe modelin i cili i shkon më së miri tenit tuaj dhe formës së trupit, të cilin çdo herë mund ta vishni sërish me aksesorë të ndryshëm.

https://www.instagram.com/p/BV7x3TEBqQ7/

5. Fustani veror
Duhet të keni gjithsesi një fustan të preferuar të cilin do ta vishni gjatë gjithë verës. Le t’i theksojë të gjitha atributet tuaja më të mira. Zgjidhni modelin e rehatshëm nga materiali natyral, të cilin mund ta vishni me këpucë të rrafshëta apo edhe me taka të larta.

https://www.instagram.com/p/BWcUk2AjZl-/

6. Fustani koktej
Ky model gjendet midis fustanit ditor dhe atij formal. Mund ta vishni kur shkoni në ngjarje siç janë ato të shoqërisë për relaksim apo për takime të mbrëmjeve. Mos zgjidhni modelet të cilat janë në trend, por ato klasike, me prerje të thjeshta dhe ngjyra neutrale.

https://www.instagram.com/p/BWbK0ERhUdK/

7. Fustani i vogël ngjyrë të zezë
Ky model nuk duhet posaçërisht të prezantohet. Fustani i vogël me ngjyrë të zezë apo “LBD” bën pjesë në kategorinë e klasikes së modës dhe është i përshtatshëm për çdo rast.

https://www.instagram.com/p/BWbmcsEAcLG/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here