Sa gjatë guxoni ta linin ‘mikun tuaj besnik’ vetëm në shtëpi?

0
158

Kur vjen fjala te qentë, mund të jetë shumë e vështirë t’i lini vetëm në shtëpi kur afrohen dhe shikojnë me sytë e tyre të mëdhenj e të pikëlluar. Por, pavarësisht sa duam ta shpenzojmë çdo minutë të ditës me qenin tonë, ndonjëherë detyrohemi të ‘ndahemi’ për disa orë.

Pra, kur duhet t’i lëmë qentë vetëm në shtëpi, duke pasur parasysh se janë kafshë të cilët kanë nevojë për shumë dashuri, ushqim e ujë, sa gjatë guxojmë t’i lëmë vetëm?

Tamsin Durston, ekspert i kësaj çështje, ka treguar se qentë nuk duhet të lihen vetëm në shtëpi për më shumë se tri apo katër orë. Megjithatë kjo periudhë kohore mund të ndryshojë varësisht nga raca e qenit.

“Njëjtë sikurse njerëzit, disa qen ndjehen mirë kur i lini vetëm, e disa tjerë kanë nevojë për më shumë shoqëri. Prandaj kryesisht varet nga qeni në qen, dhe nëse është trajnuar të qëndrojë vetëm qysh kur ka qenë këlysh”, tregon Durston.

Nëse e trajnoni qenin të bëhet i pavarur qysh nga mosha e hershme, atëherë ai do ta ketë më të lehtë të qëndrojë vetëm edhe për më gjatë se tri-katër orë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here