Elbasan/ 7 abonentë kallëzohen në Prokurori, vidhnin energjinë me grepa

0
175

Në kuadër të kontrolleve ndaj abonentëve debitorë dhe atyre që vjedhin energjinë elektrike, OSHEE e Elbasanit ka zbuluar dhe dërguar në prokurori 7 abonentë.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, janë shoqëruar në polici abonentët me iniciale:

E. Z., familjar dhe P. T., biznes, kishin dëmtuar matësin;

I. GJ., SH. M., dhe A. H., familjarë, vidhnin energji duke u lidhur me linjat elektrike përmes grepave.

N. M., familjar, merrte energji direkt pa matës;

M. D., familjar, merrte energji jashtë sistemit të matjes duke ndërhyrë brenda matësit.

Theksojmë se kontrollet janë pjesë e detyrës normale të OSHEE, por forcimi i masave shtrënguese për zbatimin e ligjit janë të nevojshëm për të konsoliduar më tej performancën e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here