Rrahu gruan në sy të fëmijëve, pranga burrit të dhunshëm në Dibër

0
133

Një 53-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edmond M, banues në Peshkopi.

 

 

Ka qenë pikërisht gruaja e tij, shtetasja me inicialet D.M, 37 vjeçe ajo që ka bërë denoncimin në polici me pretendimin se burri e kishte rrahur në sy të fëmijëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Edmond. M, 53 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja D.M, 37 vjeçe banuese në Peshkopi, se bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, pika 4, i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here