17-vjeçarja në Tiranë pret damarët me xham, dyshohet se luante “Balena Blu”

0
258

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur diën e djeshme në Tiranë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të presë damarët me xham. Megjithatë ajo është dërguar nga të afërmit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Në njoftimin e policisë thuhet se adoleshentja ishte në gjendje depresioni, por po hetohen të gjitha pistat që çuan 17-vjeçaren drejt tentativës së vrasjes. Nuk mund të lihet jashtë edhe mundësia se vajza mund të jetë bërë pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila ka marrë jetën e më shumë se 100 të rinjve në botë.

Por e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit nr.4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3Më datë 11.07.2017, shtetasja G.E, vjeç 17, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët me xham, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë dhe ka deklaruar se nuk është ndikuar nga askush. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here