Mes nevojës për kafshatën e ditës dhe bashkisë që “mbyll” edhe koshat e plehrave

0
406

Komuniteti Rom në Shqipëri është akoma më i përfoluri në biseda diskriminuese në çdo institucion të Shërbimeve Sociale ku Romët kërkojnë shërbime.Shpesh hërë diskriminet bëhen për veshjen,higjenën dhe të folurën e tyre që nga vështirësia nuk mund të artikulojnë problemin e tyre.

Ditët e nxehta,janë kthyer në një makth pasi sërish Bashkia e Tiranës ka marrë nismën për të ndaluar çdo Rom që mbledh mbetje të ricikluara në kontinierë(kazana) në Tiranë.

Më 19 Dhjetor 2016  Romët protestuan përpara Bashkisë për të kërkuar që t’u lejohet të mbledhin mbetje nëpër kontinierë(Kazana) deri sa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për ata,e njëjtë ishtë dhe  përgjigja e dhënë verbalisht nga përfaqësuesi i Bashkisë gjatë takimit që u zhvillua me familjet Rome.

Ilirian Heshta nga Shkoza tregon për Gazetën Standard rrëfimin e tij ndaj Policisë Bashkiake të Tiranës:

 Unë jam 51 vjeç dhe prej 20 vitesh kam jetuar në Shkozë,jeta më ka përplasur në shumë halle dhe probleme,që në vogëli kam vuajtur dhe jam rritur pa një çati,pa shkollë dhe gjithë këto vite për mua kanë qënë tepër të vështirë pasi jam rritur pa edukim dhe sot nuk kam formim shkollor e nuk di ku të drejtohem për padrejtësitë që më janë bërë-Tregon Iliriani nga Shkoza për Standard

Rreth 8200 Romë jetojnë në Tiranë,prej vitesh çështja Rome nuk është trajtuar në programet që Qeveria harton dhe asnjë prej fushatave zgjedhore nuk është trajtuar si temë në programe e tyre,problemet që Romët hasin janë:Strehimi,Punësimi,Shëndetësia,aksesi në Shërbime Publike.Romët janë të përqendruar në 5 zona kryesore të kryeqytetit:Kinostudio,Selitë,Shkozë,Siri Kodra dhe Kombinati.

Gjatë  këtyre 2 viteve të fundit është vënë re që çështja e Romëve ka filluar të trajtohet nga Institucionet Shqiptare por në kuadër të Strategjisë për Planin e Veprimit e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020 të financuar nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Shteti Shqiptar,romët kohën e fundit janë bërë pre e kërcënimeve të Policisë Bashkiake e cila i konfiskon mjetet që ata përdorin për të mbledhur mbetje dhe i gjobisin me 5000 Lekë të reja.

Iliriani na tregon se çfarë ka ndodhur me rastin e tij:Unë prej 10 vitesh kam punuar në Greqi si ndihmës-murator dhe më pas jam kthyer në Shqipëri për të krijuar një familje,kërkova tu punësoja në zanatin tim por ende sot nuk kam një përgjigje për  ndonjë vend pune edhe në pastrimin e qytetit të paktën-shprehet ai.

E pashë që nuk kisha çfarë të bëja dhe fillova dhe unë të mblidhja kanaçe,bidona për të siguruar bukën e përditshme,u zgjoja që në 5 të mëngjesit për të dalur dhe të kërkoja nëpër kazana,gjeta shumë kanaçe dhe u gëzova por më vonë rreth orës 08:30 disa policë të Bashkisë më ndalojnë dhe më thonë që biçikletën duhet ta marrim ne dhe duhet të vejmë gjobë 5000 Lekë të reja,unë i pyeta përse,ata më thanë që nuk lejohet të mbledhësh kanaçe në kazane,i’u luta të më jepnin mallin që kisha mbledhur pasi me ato kisha siguruar bukën për sot,nuk mi dhanë dhe më ofenduan duke më diskriminuar.Që nga ajo dita nuk kam shkuar të mbledh më kanaçe nga frika se do mi marrin këto të Bashkisë,unë nuk po bëj ndonjë vjedhje apo vrasje nuk po i prish punë askujt,thjesht po mundohem të nxjerr disa para vet pasi nuk kam më shpresa dhe besim së një ditë do më marrim në telefon për punë nga Zyra e Punës-Tregon ai.

Institucionet Publike nuk dinë si ti trajtojnë Romët në komunikim dhe shpesh herë hasin diskriminim,por situata sa vjen po rëndohet për ata,pasi Instancat Shtetërore nuk po funskionojnë për shërbimin e tyre ndaj komunitetit Rom.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here