Emily Lance nga Filadelfia ka postuar dje një video në profilin e saj në Facebook duke urinuar mbi flamurin amerikan.
Videoja erdhi pikërisht në ditën e pavarësisë së SHBA.
Ajo që ka filmuar videon ka qenë shoqja e saj dhe për këtë veprim të dyja vajzat kanë marrë kërcënime të shumta.
Videoja u bë menjëherë virale dhe vajza u “masakrua” nga shumë ndjekës të cilët e konsideronin si një vepër të pahijshme ndaj një simboli kombëtar.
Kishte edhe nga ata që ofronin para që t’i prisnin fytin me një vlerë prej 3000 $.