FOTO/ Tentuan të kalonin me avion nga Holanda në Britani, ndalohen 14 klandestinë shqiptarë

0
144

Policia holandeze ka parandaluar kalimin e 11 shqiptarëve të rritur dhe 3 fëmijëve nga Belgjika në Angli. Sipas deklaratës së policisë, është hera e parë në Holandë që një avion është përdorur për të kontrabanduar njerëzit.

 

 

Nëntë të dyshuar të moshës nga 29 dhe 62 vjeç, janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Dy pilotët e avionit kanë nënshtetësi angleze, ndërsa dy personat që transportuan shqiptarët me autobus në Belgjikë ishin holandezë.

Mbrëmjen e djeshme, dy autobusë u ndaluan në autostradën A27 pranë qytetit të Bredas, dhe të dy shoferët holandezë u arrestuan.

Më herët ditën e djeshme, ekipi i vëzhgimit në aeroportin Teuge dëshmoi se si dy pilotët anglezë përgatisnin avionin për një fluturim me destinacion Anglinë. Po ashtu, edhe pilotët ranë në prangat e policisë.

Aeroplani i vogël me tetë vende, me licencë fluturimi dhe tabela aeronautike u konfiskua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here