Gara për kreun e PD/Basha e Selami nisin sot fushatën në bazë…

0
180

Lulzim Basha dhe Eduart Selami nisin sot garën për kreun e PD-së, ndërsa do të zbresin në bazën e demokratëve për të shpalosur programet e tyre. Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen më 22 Korrik, ku anëtarësia e partisë më të madhe të opozitës, është ftuar për të votuar përmes parimit “një anëtar, një votë”. Një nga qendrat e votimit do të ngrihet në selinë qendrore të PD-së, ku do të votojnë jo vetëm anëtarët e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, deputetët e rinj dhe të vjetër të PD-së, por edhe anëtarësia e degës nr 2 në Tiranë.

Pritet që në disa nga takimet Basha dhe Selami të jenë njëkohësisht duke krijuar kështu debate përballë anëtarësisë, apo duke iu përgjigjur edhe pyetjeve që mund t’I drejtohen nga anëtarësia.

Basha kërkon një tjetër mandat në krye të PD pas humbjes së thellë të zgjedhjeve në 25 qershor, ndërsa Selami kërkon rikthimin për një frymë perëndimore, sipas tij.

Në ditët e fundit demokratët janë përfshirë nga akuza të forta dhe përplasja brenda radhëve, pasi disa prej tyre me Patozin në krye kërkuan që Basha të japë dorëheqjen dhe zgjedhjet të shtyheshin për të pasur më shumë kohë në dispozicion për fushatë dhe analizë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here