Kritikat/ Shpërthen Astrit Patozi: thoni ç’të doni kundër meje, por kujdes…

0
157

Nga Astrit Patozi

Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherë takuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë.

Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.

Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.

Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.

Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here