Sekuestrohen drogë e madhe në Pukë, një i arrestuar. Ja emri

0
129
foto ilustruese

Një person është vënë në pranga pasi i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike. Burime nga policia thanë se gjatë operacionit policor të koduar “Bibaj”, të zhvilluar nga  Komisariati i Policisë Pukë u arrestua Nikollë Kola, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.

Një ditë më parë nga oficerët e Policisë së Pukë, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtje nga Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu në ambientet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Dosja i ka kalaur Prokurorisë së Pukës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here