Eksploziv për herë të dytë 57-vjeçarit në Vlorë, autori një person i maskuar

0
153

Tritol për herë të dytë në objektin në pronësi të shtetasit Robert Mehmetaj 57 vjeç banues në lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.  Mësohet se gjatë mëngjesit të sotëm 2:35  në banesën e këtij shtetasi ka shpërthyer një sasi eksplozivi. Fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia nuk jep detaje lidhur me ngjarjen por burime nga blutë e Vlorës sqarojë se ajo  ka bërë të mundur kqyrjen e kamerave të sigurisë së objektit duke  bërë të mundur identifikimin e një personi të maskuar me kapuç i cili ka vendosur sasinë e eksplozivit në shkallet e katit të dytë shumë pranë derës.

Sakaq, po të njejtat burime sqarojnë se  vellai i  Robert Mehmetaj ( Krenar Mehmetaj ose Nari)  është zhdukur duke humbur lidhjet me familjen disa muaj më parë.

Sipas policisë zhdukja e vëllait të shënjestres së autorëve mund të jetë kyçi i cili mund të çojë në zbardhjen edhe të dy atentateve ndaj Robert Mehmetaj.

Ende blute e Vlores nuk kanë dalë në një version zyrtar.

Ky është i dyti atentat ndaj Mehmetaj, në objektin në pronësi të tij. Fatmirësisht të dyja herët pa shënuar dëme në njerez.

Sasia e parë e eksplozivit është vendosur pak javë më parë në katin e parë të po të njejtit objekt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here