Messi martohet, Barca përgatit “dhuratën” 120 milionë euro

0
163

Ndërsa Cristiano Ronaldo ndodhet në Amerikë për t’u njohur me Eva dhe Mateo, binjakët e lindur prej pak ditësh nga një mama “surroagato”, Leo Messi po përgatitet të martohet me Antonella-n e tij në qytetin e vendlindjes të Roazarios. Një moment shumë i rëndësishëm për yllin argjentinas, që vjen pak ditë para takimit që lojtari do të ketë me drejtuesit e klubit katalanas. Siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, Messi do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Takimi pritet të zhvillohet mes 12 dhe 19 korrikut, në javën e grumbullimit të Barcelona-s dhe para nisjes së ekipit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku lojtarët e Valverde do të zhvillojnë disa miqësore luksi. Kështu, Messi do t’i dhurojë një “autograf” drejtuesve të klubit dhe do t’i japë fund negociatave të gjata që janë zhvilluar për rinovimin e tij./telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here