Martohen aktorët më të dashur për publikun , fotot e para nga dasma e vitit

0
193

Pas disa vitesh sëbashku, aktorët e dashur turq Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen kurorëzojnë sot dashurinë e tyre me martesë.

U njohën në xhirimet e filmit ‘Çalıkuşu’ transmetuar nga “Kanal D” në Turqi, ndërsa sonte i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, në të mirë e në të keq.

“Hurriyet”, e cila sjell fotot e para, raporton se dasma e Burak Ozçivit, i njohur në Shqipëri si Bali Beu i “Sulejmanit të Madhërishëm” apo si Kemali i “Dashuri Pafund” po zhvillohet në një vilë në brigjet e Bosforit, në Stamboll.

Dy aktorët u fejuan në muajin mars me një ceremoni familjare në Gjermani, ku edhe jeton familja e Evcenit.

“HaberTurk” tha se çifti i famshëm kishte marrë oferta edhe nga Dubai për ta organizuar dasmën atje, por i kishin refuzuar pasi kishin vendosur që ditën më të bukur të jetës ta kalojnë në Stamboll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here